Policia pastron oborrin e QKUK-së: S’ka rrezik, ishin materiale shkollore

(Lajm i përditësuar)
Policia ka pastruar oborrin Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas policisë mjetet shpërthyese nuk paraqesin rrezik pasi ishin material shkollore
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqsin rrezik pasi që janë materiale shkollore.”,tha Borovci për portalin rtv21.
Dyshohet për mjet shpërthyes te një objekt në QKUK, ekipet e deminimit shkojnë në vendngjarje
Një mjet shpërthyes po dyshohet të jetë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipi i deminimit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka thënë Borovci./21Media