Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia për RTV21 jep detaje për zjarrin në Lipjan

(Lajm i përditësuar)

Policia jep detaje për zjarrin në Lipjan

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për rtv21.tv e ka konfirmuar zjarrin në rrugën Ibtahim Rugova në Lipjan.

RTV21 mëson se bëhet fjalë për depon qëndrore e rrjetit të supermarketeve ”Kipper”.

Ahmeti ka treguar se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.

”Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibtahim Rugova në Lipjan. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, tha Ahmeti.


Digjet një objekt në Lipjan

Një zjarr ka përfshirë një objekt në qytetin e Lipjanit të martën.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendngjarje.

Portali rtv21.tv  kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjie.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button