Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale, vjen reagimi i tij

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ia ka shfuqizuar udhëzimin e ri administrative për arkat fiskale.
Murati duke ua përmendur emrat gjyqtarëve të Supremes që kanë marrë këtë vendim, ka thënë se i njëjti është vendim absurd dhe se nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit.
“Monopoli i arkave fiskale me kosto enorme për bizneset tatimpaguese, i vendosur në kohën kur Bedri Hamza kishte qenë Ministër i Financave, parashihej të merrte fund me Udhëzimin e Ri Administrativ, i cili hapte rrugën për arkat fiskale digjitale, siç tashmë e kanë bërë edhe shumica e shteteve në rajon. Mirëpo sot Gjykata Supreme, me gjykatës Delushe Halimi, Lumni Sallauka, dhe Franciska Zhitija-Ymeri, paska vendosur që Udhëzimi Administrativ për arka fiskale digjitale të shfuqizohet”, ka shkruar.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?