Policia përgëzon veten: Falë masave tona pa asnjë incident përfundoi vizita e Erdoganit

Pas përfundimit të vizitës së presidentit turk Erdogan në Shqipëri, Policia e Shtetit duket se ka përgëzuar veten për punën e bërë.
Policia e Shtetit shkruan se ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, falë masave të marra nga ta dhe Garda, shkruan ora news.
“Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.”, u bë e ditur në njoftimin e policisë.

Back to top button