Kaloni te përmbajtja kryesore

Filluan xhirimet e filmit “Sirin”, aktorja kosovare në njërin prej roleve kryesore

Sot kanë filluar xhirimet e filmit “Sirin” me regji të regjisorit malazez, Senad Shahmanovic. Kështu bëri të ditur aktori kosovar, Fatmir Spahiu, i cili informoi se në filmin “Sirin” njërin prej roleve kryesore e luan aktorja kosovare, Majlinda Kosumoviç, e cila do të luajë krahas aktoreve të njohura evropiane si: Danica Curicic, pastaj ylli i filmit boshnjak, “Qui Vadia Aida”, Jasna Djuricic etj.
Në filmin “Sirin”, në role të tjera do të luajnë: Fatmir Spahiu, Simon Shkreli, Bashkim Alaj etj.
Xhirimet e filmit do të bëhen kryesisht në Ulqin dhe Podgoricë.
Premiera e filmit pritet të jepet në fund të vitit.
Ndryshe, filmi “Sirin” është bashkëprodhim i Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjes dhe Kroacisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button