Policia po heton dy raste të vdekjeve në Kosovë

Dy persona janë gjetur të vdekur të hënën në Kosovë.
Policia bënë të ditur se një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete në emergjencë, e cila sipas familjarëve është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.
Ndërsa një burrë nga Vushtrria është gjetur i shtrirë në rrugë.
Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimave.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes”./21Media