Policia po heton vdekjen e një personi në Obiliq

Policia e Kosovës ka informuar se dje ka vdekur një person në Obiliq.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët përgjegjës.

“Raportohet se familjaret, viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.”, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti do të vazhdojë të hetohet./21Media

Back to top button