Policia pret ‘urdhërat’ për tërheqje nga veriu

Policia e Kosovës i tha RTV21 se vendimi për tërheqjen nga veriu do të zbatohen me urdhër nga drejtues të saj dhe nënvizoi se do t’i përmbahet planit të përcaktuar për shtendosje të situatës në veri. Policia tha se ka numër të mjaftueshëm për të ofruar sigurinë për qytetarët në veri dhe njëkohësisht edhe për të mbikëqyrur gjendjen përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Qeveria e Kosovës bëri të ditur të martën në mbrëmje se ka arritur pajtueshmërinë me BE-në për, siç tha, “zvogëlimin e menjëhershëm në masën 25 për qind të prezencës policore në dhe përreth ndërteaave komunale”.

Por Qeveëria tha se reduktim të forcave mund të ketë në bazë të vlerësimeve të mëtejme:

Policia bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë situatën gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore dhe dhe rreth ndërtesave komunale

Ndërkohë, zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për çështje të sigurisë, Enver Dugolli, tha se me zvogëlimin e protestuesve rrjedhimisht ka ardhur edhe tek tërheqja e policisë së Kosovës.

“Ne jemi angazhu dhe punu në këtë drejtim të deeskalimit të situatës, qeveria ka thënë se përderi sa ka turma, s’do të tërhiqet kështu që tani po shihet që nuk ka ma turma dhe ata pak qytetar që janë të qetë rrjedhimisht që nuk ka nevojë të mbajë më njësinë speciale rreth objektve…Për ushtarët e KFOR-it, na vjenë shumë keq”, tha Dugolli për RTV21.

Anëtari tjerë i këtij komisioni nga PDK, Rashit Qalaj, thotë se e mirëpret çdo marrëveshje për qetësim të situatës por sipas tij shqetësuese mbetet çfarë arriti qeveria të bëjë në atë pjesë të Kosovës

“Problemi është se çfarë kemi arritur deri më tash në këtë moment për shkak të presioneve nga bashkësia ndërkombëtare është duke bërë ndaj qeverisë, pa arritur ama bash asgjë në aspektin pozitiv në komunat veriore, kemi pasur shumë dëme edhe në aspektin material edhe dëmtim i skajshëm i raporteve të mes qeverisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtar me një qasje kokëforte mendoj që dëmi është shumë i madh”, tha Qalaj.

Ndërkohë njohësi i sigurisë Avni Islami, thotë çdo marrëveshje me palët ndërkombëtare janë të mirëseardhura por shfaqi skepticizëm për arritjet në Veriun e vendit.

“Unë mendoj dhe besoj se Lajcak ka marrë garancione nga presidenti Serb, se grupe dhe struktura kriminale nuk do të ndërmarrin aksione kundër policisë ose KFORI-it, dhe kësisoj besoj se kjo është marrëveshje e mirë…institucionet e RKS-së, kanë vepruar duke e mbrojtur ligjin dhe kushtetutshmërinë e RKS-së, në aspektin juridik plotësisht kanë të drejtë institucionet ta shtrijnë sovranitetin por në aspektin politik mbetët të shihet”, tha Islami.

Nga trazirat e shkaktuara në pjesën veriore të shkaktuara pas zgjedhjes së kryetarëve shqiptar, mbetën të lënduar rreth 90 ushtarë të KFOR-it. Ditë më parë u bë me dije se se një ushtari të plagosur gjatë trazirave të dhunshme në Zveçan i është amputuar këmba./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button