Së shpejti për dashamirët e Spears libri biografik “The Woman in Me”

“The Woman in Me” titullohet libri biografik dedikuar yllit të muzikës pop Britney Spears, që do të publikohet së shpejti.

Ky libër tashmë u vlerësua si “tregim i guximshëm dhe shumë prekës për lirinë, famën, amësinë e saj, mbijetesën, besimin dhe shpresën”.

Duke iu referuar seancës gjyqësore të vitit 2021 ku Spears kërkoi nga gjykata supreme në Los Angeles që t’i jepej fund kujdesit ndaj saj për 13 vite, Jennifer Bergstrom, zëvendës presidente e publikuesit Gallery Books në një deklaratë ka thënë se dëshmia e Spears në gjyq atë ditë ka dridhur botën, se ajo ka ndikuar në ndryshimin e ligjit, se ajo ka treguar aspiratat e saj të forcës dhe guximit.

Jennifer ka thënë se janë shumë krenar për të dhe se me krenari i ndihmojnë që tregimi për të të ndahet me botën.

Spears dëshmoi në gjyq në qershor të vitit 2021 ku tha se mbajtja nën përkujdesje e saj ishte abuzive. Ajo luti që kjo të merrte fund dhe ti kthehej jeta.

Ndikimi i ngritjes së zërit dhe thënia e të vërtetës për të ishte e pamohueshme, dhe kjo ndryshoi rjedhën e jetës së saj si dhe të shumë të tjerëve.

Spears përmes Instagramit njoftoi për datën e lansimit të librit.

Libri biografik dedikuar Spears “The Woman in Me” do të publikohet me 24 tetor 2023.

Vlen cekur se këngët hite të Spears tani janë pjesë e mjuziklit të ri të Broadway “Once Upon A One More Time”, i cili rrëfen tregime klasike përmes repertorit të Spears./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button