Policia qëllon me plumba gome, protestuesit nuk ndalen

 

Policia në Mianmar ka qëlluar me plumba gome gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Taw, ndërsa njerëzit sfidojnë përpjekjet për t’i dhënë fund protestave.

Topat e ujit u përdorën më herët për të shpërndarë protestuesit, të cilët po kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grushti shteti që largoi qeverinë e zgjedhur, transmeton rtv21.tv.

Ushtria ka sjellë ndalime në tubime të mëdha publike dhe ka futur shtetrrethimin gjatë natës në disa qytete. Por protestat kanë vazhduar në disa qytete për të katërtën ditë radhazi.

Udhëheqësi ushtarak, Min Aung Hlaing paralajmëroi të hënën se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse ai nuk lëshoi kërcënim të drejtpërdrejtë për protestuesit./21Media

Back to top button