Policia sekuestori 286 kilogramë kanabis

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është arrestuar K.G 44 vjeçar pasi që i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.
Sipas policisë një sasi prej 286 kilogramë kanabis i njomë është sekuestruar sot në Shkodër në kuadër të operacionit policor ”rapshi”.
”Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin  kultivuar bimë narkotike canabis sativa,  në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë”, njofton Policia e Shqipërisë.
Nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale, shkrua ora news.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe ”Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./oranews/

Back to top button