Policia sekuestroi mallra false me vlerë 1 miliardë dollarë

Autoritetet në Nju Jork kanë konfiskuar më shumë se 1 miliard dollarë produkte të rreme, që thuhet se janë grumbullimi më i madh i mallrave të falsifikuara në historinë e SHBA-ve.

Zyrtarët thonë se ata sekuestruan rreth 219,000 çanta dore false, këpucë dhe sende të tjera luksoze në ngarkesën masive.

Dy persona janë akuzuar për trafikimin e mallrave, që sipas policisë është bërë nga një dollap magazinimi në Manhatan.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 10 vjet burg.

“Trafikimi i mallrave të falsifikuara s’është çdo gjë tjetër veçse një krim pa viktima”, tha në një deklaratë komisioneri i policisë së Nju Jorkut Edward A Caban.

“Ajo dëmton bizneset legjitime, qeveritë dhe konsumatorët”, shtoi ai.

Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut arrestoi dy burra – Adama Sow dhe Abdulai Jalloh – të mërkurën.

Dyshja drejtuan “operacione të trafikimit të mallrave të falsifikuara në shkallë të gjerë” nga janari 2023 deri në fund të tetorit, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA.

Fotot e publikuara nga autoritetet tregojnë dhoma të mbushura me çanta luksoze, kuleta, syze dielli të cilat arritën në një çmim të sugjeruar të shitjes me pakicë nga prodhuesi prej rreth 1.03 miliardë dollarë.

Autoritetet vënë në dukje se vlera në rrugë e mallrave të falsifikuara është zakonisht dukshëm më e ulët se çmimi i sugjeruar i shitjes me pakicë nga prodhuesi.

Forcat e rendit sekuestruan mbi 83,000 sende të falsifikuara nga ambientet e kontrolluara nga Sow, të vlerësuara në më shumë se 502 milionë dollarë.

Një kontroll në ambientet e kontrolluara nga Jalloh rezultoi në sekuestrimin e mbi 50,000 artikujve të falsifikuar, të vlerësuara në më shumë se 237 milionë dollarë.

Në shtator, NYPD sekuestroi mallra të falsifikuara me vlerë 35 milionë dollarë dhe arrestoi 18 persona.

Lower Manhattan, veçanërisht përgjatë Canal Street, ka qenë shtëpia e një numri të madh të shitësve të mallrave të falsifikuara për vite me rradhë./21Media

Back to top button