Policia sekuestron armë, dokumente e municion në Pejë

 

Gjykata themelorë në Pejë, ka realizuar një kontroll në shtëpitë e të dysharëve S.Zh dhe S.Zh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mbajtja në pronësi”, “Kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Prezantim i rremë si person zyrtar dhe falsifikim i parasë”.

Sipas policisë, S.Zh i lindur në vitin 1997, ka pasur në posedim një kartelë të AKI-së dhe të policisë, ka ekspozuar armë dhe qytetarëve u është prezantuar si person zyrtar.

I dyshuari tjetër, S.Zh, i lindur në vitin 2000, ka pasur në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

Ndër të tjera, policia gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarëve ka sekuestruar dokumente, armë dhe municion.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button