Policia sekuestron drogë në Skenderaj, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 7.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, dy grinder dhe një pako me rizlla, në Skenderaj të dielën.
Në raportin e Policisë thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e ka cilësuar rastin si “Posedim i substancave narkotike”./21Media