Policia shpëton pesë persona të bllokuar nga bora në një fshat të Vushtrrisë

 
Pesë persona me veturën tyre kishin mbetur të bllokuar nga bora në rrugën e fshatit “Kurillovë” të Vushtrrisë.
Policia u ka dalë në ndihmë qytetarëve, duke ftuar kompaninë për mirëmbajtjen rrugëve që të hapë rrugën, dhe më pas kanë arritur t’i gjejnë personat që mbeten të bllokuar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të së martës.
“Gjatë natës së kaluar në Vushtrri, ku rreth orës 03:00, të datës 8 shkurt 2022, policia kishte pranuar një informacion se pesë persona me veturën tyre kanë mbetur të bllokuar nga bora në rrugën e fshatit Kurillovë të Vushtrrisë. Njësitet policore, menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Kurillovë që gjendet në një zonë malore dhe një largësi të konsiderueshme nga qyteti i Vushtrrisë. Për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë rrugës kanë hasur vështirësi për t’ qarkulluar më tutje. Për të arritur në lokacionin ku ndodhej vetura dhe personat, policia ka ftuar kompaninë për mirëmbajtjen rrugëve që të hapë rrugën, më pas policia kanë arritur t’i gjejnë personat të cilëve u ka ndihmuar të kthehen në qytetin e Vushtrrisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se Policia, mbetet e përkushtuar të shërbej dhe t’u dalë në ndihmë qytetarëve në çdo kohë dhe rrethanë./21Media

Back to top button