Policia shqiptare kap pejanin me mbi 11 mijë euro të padeklaruara

Një shtetas i Kosovës me me iniciale N.F, i cili po tentonte të kalonte kufirin me automjetin e tij nga Mali i Zi për në Shqipëri është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11,790 euro të padeklaruara nga shtetasi N.F.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button