Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, arrestohet 42 vjeçari

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 42 vjeçar pasi që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur të moshës 14 vjeçare.

Policia bën me dije se ndaj 14-vjeçares u plotësua dhe kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ndërkohë që shkaqet e dhunës nuk janë bërë të ditura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button