Policia shqiptoi mbi 541 gjoba për mosrespektimin e masave Covid-19

 

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët, të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës gjobiti 541 qytetarë, të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Ndërkohë që, numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie.

Që nga marsi i vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur 224o persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë infektuar 107.258, ndërsa janë shëruar 101.467 persona nga Covid-19. /21Media

Back to top button