Policia: “Molliçaj nuk e përfilli ftesën që i lam”
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy arrestimet që i ka bërë sot, ndër to arrestimi i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Policia ka thënë se i ka lënë ftesë për paraqitje Molliqajt, por i njëjti nuk e ka përfillur, çka ka pasuar në arrestimin e tij gjatë natës së sotme.
Pas arrestimit, Molliqaj është dërguar në stacionin policor dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Molliqaj dhe aktivisti Adem Megjuani akuzohen për “sulm ndaj personit zyrtar” në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës./21Media