Policia thotë se po vazhdon kryerjen e detyrave të rregullta në Jarinjë e Bërnjak

Të gjitha barrikadat të cilat ishin të vendosura në rrugët në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë larguar.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave.
Tutje në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore konform procedurave të parapara ligjore, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime.
Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak./21Media

Back to top button