Policia tregon pse nuk u lejua “BeerFest Kosova”

Festivali “BeerFest Kosova” sivjet nuk do të mbajë edicionin e 10-të. Ndërsa, Policia e Kosovës ka treguar pse është refuzuar kërkesa për mbajtjen e këtij eventi në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas Policisë, disa nga arsyet e refuzimit është se shumë qytetarë janë ankuar për zhurmë, bllokim të komunikacionit etj. Megjithatë, organizatorëve ua kanë rekomanduar që ta gjejnë një lokacion më të përshtatshëm.
“Kërkesa është refuzuar, me arsyetimin se Tubimi i paraparë me datën 13,14 dhe 15.08.2021 nuk mund të mbahet duke u bazuar ne dispozitat e nenit 8 paragraf 1 pika 1.4 dhe nenit 18 paragraf 10 pika 10.4 te Ligjit për Tubime Publike Nr. 03/L-118. Përveç ankesave të shumta të qytetareve që kemi pasur në të kaluarën për zhurmën, bllokimin e komunikacionit, prishje te rendit dhe qetësisë publike, veprat penale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, problem paraqet edhe numri i madh i qytetareve që e frekuentojnë lokacionin të cilin e ka propozuar organizatori ( ku sipas organizatorit do te marrin pjese 2000 deri 3000 pjesëmarrës në një lokacion që nuk ka kapacitet të akomodoj këtë numër të pjesëmarrësve).Çështje kjo për të cilën zyrtarët kompetent nga stacioni Qendra, kanë rekomanduar organizatorin festivalit “Beer fest” që të gjejnë një lokacion me të përshtatshëm për mbajtje të eventit”, thuhet në arsyetimin e Qeverisë.
“Beerfest Kosova” ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht./21Media

Back to top button