Policia u gjen armë automatike dy të miturve

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Mogillë në Komunën e Kllokotit, ka ndalur për një kontroll rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit zyrtarët policor kanë gjetur dy armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button