Policia ua gjen dy të rinjve një AK-47 në veturë
Patrulla kufitare e SPMK Dragash, DRPK Perëndimi Gjakovë, gjatë patrullim kanë ndaluar automjetin e tipit Opel Combo me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari V.Y ( 2001) dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H ( 2000) dhe të njëjtëve iu është gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek te kal. 7.62mm.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes eshtë gjetur edhe një elektroshok.
”Është inicuar rasti Mbajtje ne pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit si dhe janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lendes është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur nga policia./21Media