Policia: Vidovdani kaloi pa incidente, një person u shoqërua në stacion policor
(Lajm i përditësuar)
Policia e Kosovës ka njoftuar se kremtimi i Vidovdanit ka kaluar pa incidente, përveç shoqërimit të një personi për intervistim sipas procedurave ligjore.
“Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gazimestan, aty ku qytetarë serbë janë mbledhur për të shënuar përvjetorin e ‘Vidovdaniy’ .
I arrestuari është nisur për në stacion policor.
Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura. Fillimisht, zyrtarët policorë ndaluan disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit./kallxo.com
Policia kontrollon serbët që po mblidhen në Gazimestan
Policia e Kosovës po kontrollon serbët të cilët kanë shkuar në Gazimestan, në afërsi të Obiliqit, për ta festuar Vidovdanin. Disa prej tyre ua larguan bluzat me mbishkrime provokuese dhe flamujt të Serbisë.
Ndër vite, Vidovdani është organizuar më 28 qershor në Gazimestan.
Vitin e kaluar, kjo festë nuk u lejua të mbahej në Gazimestan, duke e zhvendosur në Manastirin e Graçanicës “shkaku i situatës së sigurisë”.