Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia: Zgjedhjet kaluan qetë, pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në vend ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze, falë zbatimit të planit operativ dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas Policisë, gjatë ditës së zgjedhjeve janë angazhuar rreth 6.300 zyrtarë policorë dhe qindra patrulla për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit janë iniciuar 17 raste penale që lidhen me procesin zgjedhor, ndërsa 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, janë trajtuar 53 informata të ndryshme, por pa elemente që do të çonin në procedura të mëtejshme ligjore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button