Policisë i del punë me para të falsifikuara në banka

Vetëm dje janë raportuar katër raste nën dyshimin se janë gjetur para të falsifikuara.
Rastet e fundit të konfirmuara nga Policia e Kosovës janë në katër banka të ndryshme, në Prishtinë ku një punëtore gjatë numërimit, ka hasur në 50€  të falsifikuara, në Lipjan janë gjetur një kartëmonedhë 100€ dhe një tjetër 2€, si dhe në Graqanicë, janë gjetur një monedhë 100€, në Prizren po ashtu, janë gjetur 7 monedha nga 1€, 26 monedha nga 2€ si dhe një monedhë 0.5€ dhe një rast tjetër 1 monedhë 1€ dhe 41 monedha kah 2 € që dyshohet të jenë të falsifikuar.
Në total janë gjetur rreth 342 euro e 50 cent, të falsifikuara.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se rastet po hetohen./21Media

Back to top button