Vëllai ther me thikë vëllain, pasi dhunonte nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krumës në Shqipëri. Një 27-vjeçar është plagosur me thikë nga vëllai i tij.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth sot orës 07:55, ku në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S.H., rreth 27 vjeç. Fillimisht ai ka thënë se është vetëplagosur në banesën e tij.
Por pas hetimeve ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, R. H., pasi ky i fundit dhunonte të ëmën.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua një thikë, me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.
Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.

Back to top button