Osmani: Takimet me Thaçin ishin agjendë shtetërore

Megjithatë, tha se dallimet me të qëndrojnë

Kryetarje e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në një konferencë për media, ka folur edhe për takimin djeshëm të saj, me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Osmani takimet e djeshme me Thaçin e ka quajtur agjendë shtetërore dhe se dallimet me të për çështje të caktuara, si çështja e kufijve ende qëndrojnë.

“Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga organizimet dje nuk kanë qenë private. Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si çështja e kufijve e ato dallime ende qëndrojnë”, u shpreh ajo./21Media

Back to top button