Politico: Kallas në vend të Borrellit, insitucionet kryesore të BE-së pritet të udhëhiqen nga gratë
Ekziston një skenar në të cilin presidentët e institucioneve kryesore të BE-së mund të jenë të gjithë gra, shkruan Politico
Pas zgjedhjeve të BE-së në qershor, vendet kryesore të punës në Këshillin Evropian, Komisionin dhe Parlamentin — plus kreun e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm — do të shpërndahen midis grupeve kryesore politike.
Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar disa emra të cilpo dëgjon shumë për katër emra – të gjithë femra – në lidhje me punët: Ursula von der Leyen e Gjermanisë do të qëndrojë si shefe e Komisionit; Roberta Metsola e Maltës mbetet në postin e Parlamentit; Mette Frederiksen, kryeministrja aktuale e Danimarkës, duke u bërë presidente e Këshillit Evropian; dhe Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, duke marrë detyrën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë (shkurt, shefi i politikës së jashtme të BE-së, post të cilin aktualisht e mban Joseph Borrell./21Media
”