Politikani austriak: Kosova të ndihmohet për t’iu afruar BE-së

Politikani socialdemokrat austriak, Hannes Swoboda, është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë.

Ai përmes “Twitter”, ka deklaruar se ndjehet i mirëseardhur në Kosovë. Ndërsa ka theksuar se Kosova duhet t’i zgjidhë problemet dhe duhet të ndihmohet për t’iu afruar BE-së.

“Kosova duhet t’i zgjidhë problemet e saj dhe duhet ndihmuar që t’i afrohet BE-së me vlerat dhe parimet e saj!”, ka thënë Swoboda.

Back to top button