Politikani gjerman plagoset rëndë

Magnitz u godit edhe në kokë

Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz u rrah dhe u plagos rëndë, kanë njoftuar zyrtarët.

Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë.

Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë.

Imazhete postuara në faqen e AfD Bremen në “Facebook” treguan se Magnitz ishte shtrirë në një shtrat të spitalit i gjakosur me një plagë kokëhapur,transmeton rtv21.tv.

Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë./21Media

Back to top button