Politikani kosovar në Zvicër ka disa fjalë për politikanët shqiptarë

Këshilla e tij për politikanët shqiptarë ishte që t’i lëshojnë karriket për gjeneratat e reja

Sonte në ‘’Fol Shqip Show’’, mysafir ishte edhe kryetari i partisë Social Demokrate Emigrante në Zvicër, prizrenasi Urim Dakaj, me të cilin u diskutua për politikën dhe veprimtarinë e tij në Zvicër, por pa lënë anash edhe emrat e njohur të politikës në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai tregoi se premtimi që ka bërë ai ka qenë që shqiptarët të integrohen sa më shumë në Zvicër, duke shtuar se atje nuk ndodhë që si të jesh i pasur të bëhesh politikan.

‘’Në Zvicër nuk ndodhë që me taku eletoratin para fushtës, ata i takojmë gjithë’’, tha Dakaj duke shtuar se strategjia e politikanit është t’i bindë të tjerët me program. I pyetur se a ka pasë ftesa nga partite në Kosovë dhe a dëshiron ai t’i hyjë politikës në Kosovë?, Dakaj tha se ka dëshirë, por njëherë jo, duke shtuar se ka pasur ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje, por që e ka refuzuar, shkruan rtv21.tv

Kryetari i Partisë Social Demokrate Emigrante në Zvicër tha se Kosova dhe Shqipëria mund të dalin nga kriza vetëm nëse largohen komplet parlamentet aktuale dhe hyjnë njerëzit e rinjë dhe të shkolluar.

Kur jemi te politika, Dakaj dha edhe disa mendime për politikanët shqiptarë. I pyetur se kush është për të Isa Mustafa, ai tha kërkushi, për Hashim Thaçin tha se nuk ka koment, për Sali Berishën tha që bërtet shumë, për Edi Ramën tha që është njeri i madh, me vepra, ndërsa për Albin Kurtin tha që është njeri shumë i zgjuar që vepron për popullin dhe vendin e vet. Krahas këtyre, ai pati fjalë edhe për disa politikanë tjerë. Për Ramush Haradinaj tha se është njeri me vepra shumë të mëdha, që ka derdhë gjak për atdhe dhe që meriton shumë, për Kadri Veselin u shpreh që nuk ka besim tea i, për Lulzim Bashën tha që po shihet se është njeri i mençur, derisa  njeriu që do ta nxirrte Kosovën nga kriza, sipas Dakajt është Behgjet Pacolli, pasiqë siç tha ka para boll dhe nuk e vjedhë popullin.

Në fund këshilla e tij për politikanët ishte që t’i lëshojnë karriket për gjeneratat e reja./21Media

Back to top button