Koreja Veriore shkrep një projektil të paidentifikuar

Koreja Veriore sërish misterioze, me mision sekret të panjohur për botën

Koreja Veriore ka shkrepur të shtunën një projektil të paidentifikuar nga rajoni në afërsi të bregdetit perëndimor, njofton agjencia e lajmeve e Koresë Jugore Yonhap, duke iu referuar ushtrisë së Koresë Jugore.

Lloji i projektilit nuk është ende i qartë, thanë zyrtarë të ushtrisë së Koresë Jugore përmes telefonit, transmeton Reuters.

Agjencia e lajmeve jug-koreane Yonhap raporton se lansimi i projektilit duket të jetë një raketë balistike.

Back to top button