Polonia do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë

Polonia planifikon të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që ka premtuar tashmë, thotë kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.
Morawiecki është i kënaqur që Polonia ka arritur t’i bind aleatët dhe partnerët perëndimor se ata “duhet të jenë shumë më aktivë në mbështetjen e Ukrainës”, tha i pari i qeverisë polake.
Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike, raporton cnn.
Ai tha se Polonisë i pëlqen të “udhëheqë me shembull” dhe mbrojti vendimin e vendit për të dërguar 250 tanke në Ukrainë, duke shtuar se ata ishin vendi i parë që e bëri këtë.
“Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91”, tha kryeministri, duke iu referuar tankut kryesor të betejës së polakut, PT-91 Twardy.
Polonia javën e kaluar kritikoi ashpër hezitimin fillestar të Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës që të transferojë disa nga tanket e saja Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Back to top button