Polonia merr zyrtarisht kryesimin e Këshillit të BE-së: Siguria prioritet

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian nga sot zyrtarisht kryesohet nga Polonia.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Këshillit në platformën X.

Kryeministri polak, Donald Tusk, në fjalën e tij pas nisjes zyrtare të Presidencës, ka thënë se siguria do të jetë top prioritet përgjatë kësaj presidence.

“Kjo presidencë do të jetë novator në shumë mënyra. Fillon gjatë një kohe sfiduese të shënuar nga konflikte dhe detyra jonë do të jetë të bindim të 27 vendet anëtare të BE-së se Evropa mund të vazhdojë të jetë vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në Tokë. Siguria do të jetë prioriteti ynë kryesor gjatë gjashtë muajve të ardhshëm”, ka thënë Tusk./21Media

Back to top button