”Populli i Kosovës beson në suksesin dhe triumfin tuaj”

Presidentja, Vjosa Osmani e ka quajtur nder dhe krenari parakalimin e 11 sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike në Tokio.
Osmani i ka uruar suksese sportistëve duke mos harruar të përmend edhe Majlinda Kelmendin dhe sipas Osmanit populli i Kosovës është krenar dhe beson në përgatitjen  suksesin dhe triumfin e sportistëve.
”Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj. Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori. Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës! Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button