Rritje e rasteve pozitive me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 569 testime të realizuara, 36 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 12 persona të shëruar nga korona virusi, ndërkaq asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga COVID-19 janë sëmurë 156 mijë e 17 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150 mijë e 263 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 mijë e 489 pacientë. Raste aktive në vend janë 265./TV21

Back to top button