Porositën banorët e banesës të flasin veç anglisht, thirret policia

Posteri thotë se gjuhët e huaja nuk do të tolerohen

Një poster që u thotë banorëve të një blloku banesash “ne nuk tolerojmë njerëz që flasin gjuhë të ndryshme nga anglishtja në ndërtesë”  është raportuar në polici.

Posteri me shkrim, që mbante titullin “Gëzuar Ditën e Brexitit”, raportohej se u gjet i ngjitur në daljet emergjente në mëngjes të premten.

Kjo erdhi disa orë para se Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht vendosi ta lë Bashkimin Evropian, transmeton 21Media.

Një foto e posterit ku shkruan “Më në fund kemi vendin tonë të shkëlqyeshëm” është shpërndarë në raportet e lajmeve dhe në mediat sociale.

Ai shkrim iu drejtohet banorëve se gjuha angleze është gjuha që flitet aty dhe sugjeron ata që dëshirojnë të flasin gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze të largohen nga vendi.

Mike Stonard, një anëtar i kabinetit në këshillin e qytetit Norwich, i tha “Eastern Daily Press” se e dënon këtë poster të neveritshëm. “Kushdo që e vendosi atë ka kryer një krim të urrejtjes”, tha ai./21Media

Back to top button