Rama: Pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë

Kryeministri shqiptar uroi marrëveshjen VV-LDK

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje(VV) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK) për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Ai ka thënë se pret me padurim të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, ka shkruar Rama në “Twitter”./21Media

Back to top button