Portugalia e mposhti Hungarinë

 
Portugalia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian Euro 2020, ku sot e mposhti Hungarinë me rezultat të pastër 3-0.
Në një ndeshje ku po mendohej se po shkonte drejt barazimit për shkak se Hungaria u mbajt shumë mirë deri në minutën e 84’, gjithçka ndryshoi në ato gjashtë minutat e fundit.
Guerreiro shënoi golin e parë për Portugalinë në minutën e 74’ pastaj dy minuta më vonë Cristiano Ronaldo e dyfishoi rezultatin në 2 me 0 nga penalltia dhe po i njëjti lojtar shënoi sërish në minutën e dytë shtesë për rezultatin përfundimtar.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 21:00 ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Back to top button