Post Malone thotë se e ka të vështirë të qëndrojë larg të bijës

Post Malone për herë të parë rrëfeu për ndjenjën më të bukur, atë të qenit baba.
Në një intervistë për GQ, artisti foli për vajzën që mirëpriti katër muaj më parë me të fejuarën.
27 vjeçari tha se një nga sfidat më të mëdha është të balancojë atësinë me karrierën.
“Është vërtetë e vështirë të mos e shohësh atë. Jam i lumtur që e shoh më shpesh. Por, është zemërthyese të mos jem në gjendje të jem me të gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Ai e përshkroi vajzën e tij si një ‘legjendë’, por tha se është ende e vogël për të qenë pjesë e bashkëpunimit të tij me Moose Knuckles, ku solli veshje të fëmijëve.
Në fillim të këtij viti, ai lansoi koleksionin e ri të veshjeve për fëmijë “PostyCo Kids”./21Media

Back to top button