Posta Shqiptare me pullë të veçantë postare me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në ditën e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Posta Shqiptare emetoi një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale ka publikuar një foto të kësaj pulle me simbole të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pullat postare përveç funksionit të tyre kryesor, janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme./21Media

Back to top button