Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, ka hedhur poshtë kërkesën e Mbrojtjes për rishikim të vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dy ish-krerëve të UÇK-së, vendim ky i bërë publik në ditën e përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Prokurorisë i është dhënë kohë jo më larg se më 27 shkurt, në të dyja rastet, që të përgjigjet.

Back to top button