Posteri i perëndeshës që pi duhan zemëron indianët

Një poster filmi që përshkruan një grua të veshur si perëndesha hindu Kali duke pirë një cigare ka ndezur zemërim në Indi.
Regjisorja Leena Manimekalai kishte postuar në Twitter posterin e filmit të saj të ri Kaali të shtunën.
Tweet-i i Manimekalai kishte gjeneruar mijëra përgjigje nga hindutë e zemëruar, të cilët e akuzuan atë për ofendim të ndjenjave të tyre fetare.
Të hënën mbrëma, Komisioni i Lartë Indian në Kanada tha se u kishte kërkuar organizatorëve të ngjarjes ku do të shfaqej filmi i zonjës Manimekalai që të tërhiqnin posterin “provokues”.


Ai shtoi se u kishte përcjellë organizatorëve gjithashtu “ankesa nga drejtuesit e komunitetit hindu në Kanada”.
Më herët gjatë ditës, emri i zonjës Manimekalai ishte bërë trend në mediat sociale në Indi pasi shumë kërkuan arrestimin e saj, përcjell portali rtv21.tv
Regjisorja, e cila aktualisht po studion në Kanada, i tha BBC-së se perëndesha që ajo përshkruan në filmin e saj “kampionon njerëzimin dhe përqafon diversitetin”.
“Si poete dhe regjisore, unë mishëroj Kalin në vizionin tim të pavarur”, tha ajo.
Përshkrimi i figurave fetare në ekran është një çështje e ndjeshme në Indi. Në vitin 2015, bordi i censurës i vendit kërkoi disa shkurtime në filmin Bollyëood Angry Indian Goddesses, i cili shfaqte imazhe të perëndeshave hindu.
Shumë kineast dhe aktorë të tjerë janë përballur me protesta për portretizimin e temave apo referencave fetare në filmin e tyre.
Nw Indi kohët e fundit ka pasur protesta të mëdha nga myslimanët lidhur me komentet e bëra nga një politikan për Profetin Muhamed .
Javën e kaluar, policia në shtetin Rajasthan arrestoi dy burra myslimanë të cilët janë akuzuar për vrasjen e një burri hindu – në një video, ata thanë se akti ishte në hakmarrje për mbështetjen e tij për komentet.
Disa përdorues të Twitter thanë se përshkrimi i perëndeshës në poster ishte një fyerje për hinduizmin dhe kërkuan veprime ligjore kundër regjisoresd.
Të tjerë kërkuan që të respektohen të gjitha ndjenjat fetare./21Media

Back to top button