Postoi në rrjete sociale duke shtënë me armë, u arrestua i dyshuari
U konfiskuan dy armë
U arrestua një person i dyshuar për ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ në Istog, i cili kishte postuar në rrjetet sociale, duke shtënë me armë zjarri.
Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog siç njoftoi sot policia ka kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur më 1996 m/k/sh.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
Një (1) armë automatike AK47 dhe dy (2) karikator të së njëjtës armë,
Një (1) Pistoletë e tipit M-57 një (1) karkator i së njëjtës armë,
Pesëdhjetë (50) copë fishek të kalibrit 7.62mm.”, njoftoi policia
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i u caktua masa e ndalimit prej 48-orësh./21Media