Akademia Olimpike e KOK-ut bëhet anëtare e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare
Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës, është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA), ka njoftuar faqja zyrtare në Facebook. Sipas njoftimit, KOK kishte
Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës, është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA), ka njoftuar faqja zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit, KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare.
“Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë. Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit”, thuhet në njoftim./21Media

LAJMI TJETËR →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Më të fundit
Të gjitha →
Të tjera
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
3 orë më parë

Kosova
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
4 orë më parë

Kosova
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
4 orë më parë

Kosova
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
4 orë më parë




