Arrestohet zyrtari policor që manipuloi me prova
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor të stacionit policor Zubin Potok, me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor të stacionit policor Zubin Potok, me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Manipulim me prova”.
Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor i Zubin Potokut, se i dyshuari ishte vetdorëzuar në këtë stacion policor.
Ai dyshohej se që nga muaji shkurt i vitit 2020 ndodhej jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kishte filluar një hetim që nga shkurti i vitit të kaluar ndaj zyrtarit të dyshuar për veprat e lartcekura penale e që dyshohet t’i ketë kryer deri sa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






