
Begaj telefonon Osmanin: Mbështetesim hetimin e plotë të aktit terrorist në Ibër-Lepenc
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic. Ai u sh
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic.
Ai u shpreh se shpërthimin “synon shkatërrimin e infrastrukturës kritike e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës”.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, Begaj në bisedën telefonike me Osmanin mbështeti “fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”.
Sulmi u cilësua akt terrorist nga autoritetet e Kosovës ndërsa u dënua edhe nga SHBA dhe BE.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





