RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Cakolli: Pamundësi e institucioneve për të garantuar proces zgjedhor gjithëpërfshirës
🇽🇰 Kosova

Cakolli: Pamundësi e institucioneve për të garantuar proces zgjedhor gjithëpërfshirës

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) deklaroi se zgjedhjet në veri po karakterizohen me atmosferë të qetë, si shkak i mungesës së votuesve. Sipas tij, kjo tregon mangësitë që ka ky proces zgje

nga Venera Grabanica23 prill 202323 prill 2023

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) deklaroi se zgjedhjet në veri po karakterizohen me atmosferë të qetë, si shkak i mungesës së votuesve. Sipas tij, kjo tregon mangësitë që ka ky proces zgjedhor dhe pamundësisë së institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës. Ai mohon se ka Njësi Speciale që po garantojnë mbarëvajtjen e këtij procesi në katër komunat veriore.

Eugen Cakolli thotë se deri më tani numri i votuesve mbetet një-shifror.

“Nga ajo që ne si Demokraci n’Veprim kemi parë deri më tash, zgjedhjet në veri janë duke u karakterizuar nga një atmosferë relativisht e qetë që vie si rezultat i mungesës së votuesve, në veçanti atyre nga radhët e komunitetit serb, përkatësisht daljes krejtësisht minimale dhe simbolike. Pra, po flasim për numra një-shifror, e madje në qendra të ndryshme të votimit edhe asnjë votues serb, të cilët nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, të paktën deri në këtë kohë”, theksoi ai.

Kjo, sipas Cakollit, tregon mangësitë e këtij procesi zgjedhor dhe pamundësisë së institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës.

“Kjo tregon edhe një herë për mangësitë që ka procesi zgjedhor si dhe pamundësisë së institucioneve tona për të garantuar një proces, i cili do të ishte gjithëpërfshirës, përkatësisht kur do të ofrohej mundësitë në kuptim të situatës së sigurisë që të marrin pjesë edhe votuesit nga radhët e komunitetit serb, të cilët për shkak të presioneve, mungesës së interesimit, por edhe mungesës së kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, të cilën kanë vendosur që të mos marrin fare pjesë në procesin e votimit”, deklaroi Cakolli.

Nga monitorimet në qendrat e votimit, Cakolli tha se nuk kanë vërejtur parregullsi.

“Nga ajo çfarë mund të evidentojmë, të paktën në qendrat alternative të votimit, të cilët janë pak më të ndjeshme për shkak të lokacioneve të tyre, nuk është se ka ndonjë parregullsi, për shkak të mungesës së votuesve. Edhe po të kishte të tilla, janë të natyrës teknike, mungesës së energjisë elektrike si dhe fakti që policia po duhet të ruajë në vazhdimësi këto qendra nga frika e ndonjë incidenti që pastaj do të mund të kompromentonte edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh ai për kp.

Cakolli u shpreh se në Komunën e Leposaviqit dhe atë të Zveçanit vërehet në afërsi të qendrave të votimit një prezencë e shtuar e njësive të KFOR-it dhe forcave të EULEX-it.

“Nuk qëndrojnë deklarimet dhe aludimet që janë njësitë speciale ato që janë duke garantuar mbarëvajtjen, për shkak se në afërsi të të gjitha qendrave të votimit është vërejtur kryesisht prani e forcave të rregullta të policisë që është në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, përfundoi ai.

Në katër komunat veriore të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë. Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1092 qytetar në katër komunat në veri të Kosovës.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

30 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

43 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë