RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Dentisti austriak refuzon të mjekojë pacientë pro Erdoganit!?

Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli, Dentisti ftonte pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos mjekoheshin tek

nga B G25 prill 201725 prill 2017

Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli,

Dentisti ftonte pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos mjekoheshin tek ai.

Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”).

Gjithsesi, këto fletëpalosje u hoqën nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve, megjithatë ky rast u trajtua nga një televizion turk, që në lajmin e dhënë, këtë dentist e krahasoi me nazistët.

Gazetës ”Tiroler Tageszeitung” dentisti i sqaroi se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe se fletëpalosje ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk./21Media

LAJMI TJETËR →
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lexo edhe

Sport

​Kosova fiton medalje të bronztë në debutimin historik të kickboksit në Lojërat Mesdhetare

8 min më parë
Kosova

​Të dhënat e reja për pikat kufitare, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

34 min më parë
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

1 orë më parë
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

2 orë më parë
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

2 orë më parë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

3 orë më parë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

3 orë më parë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

3 orë më parë
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë